Vojvoda: Para ndeshjes ju kam thanë me ia ditë vlerën fanellës së Kosovës

Ylli i Kosovës dhe Torinos, Mërgim Vojvoda pas ndeshjes është parë i lumtur me paraqitjen e skuadrës ndaj Greqisë.

Mbrojtësi i Kosovës, Vojvoda për mikrofonin e Digitalb SuperSport Kosova ka deklaruar se para ndeshjes ju ka thënë bashkëlojtarëve të tij se duhet ta dinë peshën e fanellës së Kosovës.

“Kemi bërë befasi për krejt, kemi befasuar edhe Greqinë, pasi kemi luajtur me 3-5-2 dhe kjo e sjelli rezultatin. Jam shumë i kënaqur me të gjithë lojtarët, nuk u kanë lehtë, nuk u kanë gjysma e ekipit. Ju kam thanë para lojës me ditë vlerën e fanellës së Kosovës. E pamë se nuk i kemi dhënë shumë raste Greqisë, i patëm dy raste të mira, është dashur të jemi më egoist me shutu në goll, por treguam edhe na se mundemi të mbajmë nivelin e lojës”, deklaroi Vojvoda.

Kosova luajti baras me Greqinë pa gola në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në kuadër të Ligës së Kombeve./Insporti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *