Vinicius humbi një mundësi të artë për të shënuar, reagimi i Ramosit bëhet viral

Të martën mbrëma, Real Madridi siguroi kalimin për në fazën çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Skuadra madrilene mposhti Atalantan në “Alfredo di Stefano” me rezultatin 3-1, për të kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Vinicius kishte një mundësi të artë për tu shënuar në listën e golashënuesve në këtë ndeshje.

Mirëpo, sulmuesi brazilian nuk arriti të shënonte nga afërsia, pas një vrapimi fantastik që bëri nga njëra portë tek tjetra.

Pas Vinicius humbi rastin për të shënuar, ishte reagimi i kapitenit, Sergio Ramosit, që mori vëmendjen e të gjithëve.

Reagimi i qendërmbrojtësit spanjoll tashmë është bërë viral në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *