Video emocionuese: Tani çdo talent në Kosovë i ka mundësitë për ta realizuar ëndrrën e tij

Kosova përkatësisht Federata e Futbollit e Kosovës, sot ka një festë të madhe.

Ajo po e feston 5-vjetorin e anëtarësimit në organizatën evropiane të futbollit-UEFA.

Pas shumë vuajtje e sakrifice Kosova me 3 maj 2016, arriti të bëhet pjesë e barabartë e 55 federatave evropiane të futbollit, gjë e cila nisi edhe një epokë të re për futbollin tonë.

FFK, sot ka ardhur me një video emocionuese me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit duke e titulluar: Tani çdo talent futbolli në Kosovë i ka mundësitë për ta realizuar ëndrrën e tij!.

Kosova në të kaluar ishte izoluar dhe shumë ëndrra u ndërprenë në gjysmë, ndërsa sot fëmijët tanë pas pranimit në UEFA e FIFA, kanë mundësi të barabarta më gjithë fëmijët e botës që ëndërrta e tyre t’i bëjnë realitet.

Më poshtë mund ta ndiqni një video interesat të postuar në faqen zyrtare të FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *