Një video e një gruaje që përpiqet të puthë burrin e saj gjatë një bisede me video në Zoom është bërë virale në mediat sociale.
Ky është klipi i dytë i lidhur me Zoom që është bërë viral në ditët e fundit, i pari ishte ai “Shewta”.
Klipi i gruas që përpiqet të puthë burrin e saj tërhoqi vëmendjen e shumë vetave, transmeton Telegrafi.
Ndërsa biznesmeni i njohur Harsh Goenka shkroi në Twitter e cilësoi femrën në video si ‘Gruaja e Vitit’
Kryetari i RPG Group Harsh Goenka shpërndau videon në Twitter. Në mbishkrim, ai shkruajti: “Thirrja në Zoom… aq qesharake”.
Zoom call …..so funny ? ??pic.twitter.com/6SV62xukMN
— Harsh Goenka (@hvgoenka) February 19, 2021