Valencia demolon Real Madridin në ‘Mestalla’

Valenica e ka ‘shkatërruar’ Real Madridin, pasi e ka mposhtur me rezultat të thellë 4-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e 9-të në La Liga.

Reali kaloi i pari në avantazh në minutën e 23’ me anë të Karim Benzemas.

Vendasit arritën ta barazonin rezultatin 1-1 në minutën e 35’ me golin e realizuar nga Carlos Soler nga pika e bardhë.

Raphael Varane i Real Madridi në minutën e 43’ në tentim për ta larguar topin shënoi në portën e tij duke i’a dhënë epërsinë e parë Valencias.

Për rezultatin 3-1 shënoi Carlos Soler në minutën e 54 nga pika e bardhë.

Soler nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 63’ kompletoi Hat-trickun, duke realizuar edhe golin e tretë nga penalltia për rezultatin përfundimtar 4-1.

Pas kësaj fitoreje Valencia renditet e 9-ta me 11-të pikë, ndërsa Reali mbetet i katërti me 16-të pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *