Uellsi në vendin e parë – mposhtë Turqinë

Ka përfunduar takimi Turqi – Uells, ndeshje kjo në kuadër të Grupit A.

Goli i Aaron Ramsey në minutën 43’të dhe i Roberts në 90+5, i mjaftoi “dragonjëve” për tre pikë të arta, ku pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Uellsi pozicionohet në vendin e parë në Grupin A, me katër pikë, një më shumë se Italia, e cila zhvillon sonte ndeshjen kundër Zvicrës.

Një Turqi e njëjtë si kundër Italisë, pa sulme të rrezikshme dhe pa ide, ku kundërshtar patën një Uells e cila pati shumë raste shënimi dhe një penalti të humbur nga Gareth Bale në pjesën e dytë.

Pas kësaj fitoreje me rezultat 0-2, Uellsi zë vendin e parë në Grupin A, kurse Turqia përshëndetet me dy vendet e para pas dy humbjeve me radhë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *