UEFA dhe FIFA i kërkojnë Serbisë të mos e përfshijë politikën në futboll

Dy institucionet më të larta të futbollit në botë, UEFA dhe FIFA, i kanë kërkuar Federatës së Futbollit të Serbisë që të zgjedhin një staf të ri.

Ata kërkojnë që ky staf të jetë i bazuar në principe demokratike në linjë me rregullat e draft statusit të tyre, që nuk lejon asnjë figurë politike ose partiake të përfshihet në futboll.

Nëse ky draft dokument vihet në funksion, do të thotë që në Serbi do të kishte ndryshim të madh në organizatën e futbollit.

Kjo organizatë, është shoqëuar nga stafi politik qysh nga krijimi i saj më shumë se 100 vite më parë, sidomos në tri dekadat e fundit.

Federata serbe, e cila e menaxhon futbollin në Serbi, ka 3,087 klube në mbikqyrje.

Novica Toncev, zëvendës presidenti i Partisë Socialiste serbe, anëtar i koalicionit qeverisës, dhe një ministër i qeverisë, thotë që rekomandimi për draft statusin harmonizon marrëdhëniet me UEFA-n dhe FIFA-n.

“Duam të largojmë futbollin nga politika”, tha Toncev.

“Statusi i UEFA-s nuk përmend persona specifik, por thotë që shteti nuk mund të ndërhyjë në punën e sportit”, vazhdoi Toncev.

Në fund, ai tha që “Institucionet e shtetit, Qeveria, Parlamenti, nuk duhet të ndërhyjnë në sport”.

Asambelja e Federatës Serbe të futbollit, si trupi më i lartë i organeve sportive, zgjedh presidentin për katër vite.

Toncev tha që të gjithë mund të kandidojnë, edhe politikanët, por në rast të zgjedhjes, duhet të lënë postin e tyre në politikë.

UEFA dhe FIFA, pas vizitës në Beograd në fund të qërshorit, e konsideruan statusin e vjetër të Federatës Serbe si jo demokratik dhe në kundërshtim me rregullat e tyre.

Në këtë mënyrë, ata propozuan që një dokument i ri të krijohet, nga i cili një president, një lidership dhe anëtarë të rinj të Federatës zgjedhen.

Kandidati i propozuar, sipas UEFA-s, nuk duhet të ketë asnjë pozitë në ndonjë parti politike, nuk duhet të jetë ministër ose pjesëmarrës në parlament.

Personi i kandiduar, po ashtu duhet të sigurojë që të mos ketë qenë në pozitat e lartëpërmendura të paktën një vit para kandidimit.

“Ne jetojmë në një shtet ku politika vendos gjithçka”, tha presidenti i Unionit të shkëmbimit të futbollistëve profesionist, Mirko Poledica.

“Prandaj nuk jam besimplotë se do të ketë ndryshime radikale në futboll”, mbylli Poledica.

Në vitin 2006, Slavisa Kokeza, një anëtarë i bordit qeverisës dhe zëvendës president i Partisë Socialiste, u zgjodh president i Federatës.

Deri në fund të marsit të këtij viti, ai ishte në detyrë.

Por pas dyshimeve se ai ishte i lidhur me tifozët ekstrem të Partizanit të Beogradit, që dyshoheshin për vrasje, trafikim droge etj. ai dha dorëheqje.

Shembulli i fundit i ndërhyrjes së futbollit në politike, ishte kur Fderata anuloi vendimin e tyre për të reduktuar numrin e skuadrave në ligën e parë nga 16 në 14.

Ky vendim erdhi pasi kreu i shtetit, Aleksander Vuçiç tha që Serbia ka investuar shumë në stadiume.

“Vuçiç e morri atë vendim, dhe ata në federatë e zbatuan”, tha Poledica, “E gjithë aparatura e Federatës së Futbollit është thjesht një grup i politikanëve serb”.

Ai e mbylli duke thënë se aty ka njerëz që janë “vetëm për të ngritur dorën dhe të bëjnë çfarë iu thuhet”.

Pas kërkesës së UEFA-s dhe FIFA-s, Federata Serbe e futbollit pritet që të organizojë zgjedhjet shumë shpejt. /Albanianpost.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *