Shorti i boksit – ja me kë përballet Donjeta Sadiku

Është hedhur sot shorti për garat e boksit në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, do të përballet me Caroline Dubois nga Britania e Madhe, njofton KOK.

20-vjeçarja është kampione olimpike për të reja, kampione e botës për të reja dhe katër herë kampione e Evropës për të reja. Ajo normën olimpike e fitoi në turneun olimpik të mbajtur në Londër dhe më pas në Paris.

Trajneri i Sadikut, Besim Brahimi, që ishte i pranishëm në short, thotë se shorti ishte i pafat për boksieren e tij, por që ai ka besim se Donjeta do t’ia dalë të kalojë pengesën e parë.

Meçi do të zhvillohet më 27 korrik në Kokugikan Arena të Tokios dhe parashihet të fillojë në ora 6:24 me kohën tonë lokale dhe në 13:24 me kohën lokale të Japonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *