U21-shat e Kosovës dhe Shqipërisë ndajnë pikët, Dardanët pësojnë në minutën e fundit

Kosova U21 ka marrë vetëm një pikë kundër Shqipërisë U21.

Dardanët e rinj kanë luajtur baras në udhëtimin e tyre në Elbasan, me rezultatin 1:1 ndaj Shqipërisë.

Kosova ishte dukshëm skuadër më e mirë në pjesën e parë, kur edhe gjeti golin.
Lojtarët e Albert Bunjakit kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Krasniqi në minutën e 31’.

I njëjti mund të shënonte për 0:2, po të mos i mohonte golin shtylla. Kurse, Zabërgja qëlloi pak më anash sesa duhej. Kështu, pjesa e parë mbyllej 0:1.

Në pjesën e dytë pati një skenar tjetër. Shqipëria e Bushit ishte më e mirë, por hasi në shumë mund për gol.

Merita të mëdha për këtë kishte David Nreca-Bisinger, i cili priti penalltinë në minutën e 85’. Ismajlgeci ishte ai që ekzekutoi.

Rexha po ashtu largoi një top nga vija e fundit, para se në minutën e 90+5 Shqipëria të barazonte me anë të Ruçit.

Ky barazim e çon Kosovën në 12 pikë për pozitën e katërt, kurse Shqipëria merr pikën e 10 për pozitën e parafundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *