Franca mbetet e fundit në grup, mposhtet edhe nga Kroacia

Kombëtarja e Francës po vazhdon me serinë negative në Ligën e Kombeve. Kampionët në fuqi të botës ende nuk kanë regjistruar fitore në këtë edicion.

“Gjelat” janë mposhtur tani edhe nga Kroacia, në ndeshjen e xhiros së katërt në Grupin 1 të Ligës A.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Stade de France” ka përfunduar me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për kroatët e shënoi Luka Modric në minutën e pestë. 36-vjeçari shënoi nga pika e bardhë.

Kroacia pas kësaj fitore ka shtatë pikë dhe renditet e dyta në grup, kurse Franca është e fundit me vetëm dy pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *