U21: Kosova triumfon me përmbysje në fund kundër Shqipërisë

Kombëtarja U21 e Kosovës ka shënuar fitore në takimin e Grupit G në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2023 ndaj Shqipërisë U21.

“Shpresat” e Kosovës fituan 2-1 ndaj “kuqezinjve” në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pjesa e parë në kryeqytet u mbyll baras, me dy skuadrat që arritën të ruanin portën e tyre pa pësuar.

45 minutat e dyta më mirë i nisin futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë kur zhbllokuan shifrat në minutën e 58-të me anë të Bernard Karricës.

Tetë minuta më vonë shifrat u barazuan me golin e Erolind Krasniqit.

Ndërsa krejt në fund të takimit, gjegjësisht në minutën e dytë shtesë, Sejdiu përmbysi rezultatin për t’ia dhuruar fitoren “Dardanëve”.

Kjo humbje i prishë shumë punë Shqipërisë e cila kishte mundësi të ngritej në vendin e dytë.

Shqipëria U21 ka nëntë pikë në vendin e tretë, ndërsa Kosova ka tri më pak në pozitën e pestë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *