Mancini tregohet i sinqertë: Këtë kombëtare nuk e dua në “Play-Off”

Roberto Mancini ka folur pas ndeshjes që Italia barazoi kundër Irlandës së Veriut.

Kampionët e Evropës ia dorëzuan vendin e parë Zvicrës, ndërkohë që tekniku ka folur edhe për rivalin që nuk do e donte në “Play-Off”-it.

“Ne menduam se ishim të kualifikuar për në Kupën e Botës, por duhet të jemi në gjendje të pranojmë verdiktin e fushës edhe kur ai është negativë”.

“Ne ende i kemi mundësitë dhe do të luajmë të kualifikohemi. Nëse do të kishte një moment negativ, më mirë tani sesa në mars ose më vonë në Kupën e Botës”.

Mancini ka thënë se Portugalinë nuk do ta dëshironte në “Play-Off”.

“Megjithatë, nëse arrijmë në mars dhe jemi pa lëndime, ne mund të përballemi me këdo. Nëse do mund të hiqja një ekip për mos u përballur, do të thosha Portugalinë”, është shprehur Mancini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *