U mposht nga “Djajt e Kuq”, Lampard zbulon “fajtorët”

Trajneri i Chelsea-t, Frank Lampard ka gjetur kë të fajësojë pas humbjes së pësuar në shtëpi në javën e 26-të të Premier League ndaj Manchester United me rezultatin 0-2. Blerja e munguar e një sulmuesi dhe VAR ishin sipas Lampard vendimtar në humbjen e Bluve të Londrës.

“Nuk ndjehet si një humbje 2-0 dhe performanca ishte e mirë në shumë mënyrë, por disa momente në këto nivele mund të të kushtojë ndeshjen. Goli i parë ishte gafë, u dhuruam topin mbrapa. Pjesa tjetër e ndeshjesh ishte tipike e lojës tonë në shtëpi këtë sezon kundër një ekipi me pesë mbrojtës”.

“Nuk ja vlen që ta përmend sërish, mungesën e një sulmuesi të ri në merkaton e janarit, por realiteti është aty dhe të gjithë e shohin. Nëse nuk do të finalizojmë rastet, atëherë nuk do të fitojmë dot ndeshjet. Kur dominon pjesën më të madhe, duhet të krijosh shanset e tua”.

“Vendimet e VAR? Rastin potencial për ndëshkimin e Maguire me karton të kuq dhe VAR ndodhet aty pikërisht për këtë, por ata nuk vendosën saktë. Azpilicueta pëson një goditje nga mbrapa, nuk është e qartë, por Azpi u shty nga pas”.

“Boshatisja e stadiumit pas anulimit të golit të Oliver Giroud në fund? Është shkatërruese shpirtërisht por është kulmimi i disa incidentëve. VAR ndodhet aty për këtë gjë dhe një gisht në pozicion jashtë loje mbetet pozicion jashtë loje, pavarësisht nëse nuk na pëlqen”, deklaroi Lampard.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *