U kritikua për veprimin e tij, Hazard iu kërkon falje tifozëve të Real Madridit

Eden Hazard më në fund ka reaguar pas kritikave të mediave spanjolle me qasjen e tij.

Eden Hazard u kritikua nga mediat spanjolle për “mos respekt” ndaj skuadrës së tij.

Belgu me të dëgjuar fishkëllimën e fundit, shkoi për të uruar lojtarët e Chelseat, me të cilët ishte bashkëlojtar dy vite më parë.

Por, kamerat kapën Hazardin duke qeshur me Mendyn dhe Zouman, ku më pas pati reagim të ashpër nga mediat spanjolle.

Tani, Hazard ka kërkuar falje nga tifozët duke arsyetuar veptimet e tij.

“Më falni. Kam lexuar shumë opinione për mua sot dhe nuk ishte qëllimi im të fyej tifozët e Real Madridit”, tha ai.

“Ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua të luaj për Realin dhe kam ardhur këtu të fitoj. Sezoni nuk ka përfunduar dhe tani bashkarisht mund të luftojmë për La Ligan! Hala Madrid”, përfundoi Eden Hazard.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *