Tuchel bën histori me Chelsean, thyen rekordin e madh të Mourinhos dhe Scolarit në Ligën Premier

Thomas Tuchel ka bërë historinë në Ligën Premier, duke thyer një rekord të mbajtur nga dy ish-menaxherët e Chelseat, Jose Mourinho dhe Luiz Felipe Scolari.

Trajneri gjerman ka bërë ndikimin e dëshiruar në Stamford Bridge që kur erdhi në muajin janar si pasues i Frank Lampardit të shkarkuar.

Ai ka siguruar një pozicion në katërshen e parë, kualifikimin në finale të Kupës FA dhe një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, me suksesin e ekipit londinez të ndërtuar në bazat më të forta të mbrojtjes.

Udhëtimi i fundit i Chelseat i pa ata të merrnin një fitore me rezultat 2-0 ndaj fqinjëve të Fulhamit, me Kai Havertz që shënoi dy gola.

Ky rezultat ka çimentuar qëndrimin e Bluve në vendin e katërt me katër ndeshje të mbetura për të luajtur deri në fund të sezonit.

Kjo fitore gjithashtu i pa ata të merrnin një fitore të 11-të në Ligën Premier pa pranuar gol nën urdhrat e Tuchel, nga vetëm 15 ndeshje të zhvilluara me gjermanin në krye.

Asnjë menaxher i Ligës Premier para tij nuk ka mundur t’i ketë këto rezultat, me Mourinhon dhe Scolarin që mbanin këtë rekord në futbollin anglez me 10 ndeshje pa pranuar gol nga 15 ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *