Transmetuesi i famshëm botëror nuk bëhet pjesë e Superligës Evropiane

Një goditje e madhe për Superligën Evropiane ka ardhur edhe nga transmetuesi i famshëm, “Amazon Prime Video”.

Kështu, ata posa kanë lëshuar një komunikatë të fuqishme, duke bërë të ditur se nuk janë pjesë e ligës së propozuar.

“Amazon Prime Video kupton rëndësinë e aksioneve dhe brengën e tifozëve të futbollit lidhur me Superligën Evropiane. Ne besojmë se drama dhe bukuria e futbollit evropian qëndron në aftësinë për të arritur sukses me performancat e treguara në fushë.”

“Ne nuk kemi qenë të involvuar në asnjë diskutim për Superligën e propozuar. Ne jemi krenarë që t’iu ofrojmë abonentëve tonë futbollin e rëndësishëm dhe t’iu prezantojmë atyre ato në mënyrën më inovative, përfshirë UEFA Champions League në Gjermani e Itali dhe Premier League në Mbretërinë e Bashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *