Trajneri i Serbisë, Ljubisa Tumbakovic është optimist se do ta kualifikojë skuadrën e tij në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, i cili mbahet këtë verë.
Tumbakovic ishte njeriu që mori vëmendje maksimale vitin e kaluar, kur sa ishte trajner i Malit të Zi, refuzoi të paraqitej në stol në ndeshjen kundër Kosovës.
Suedia në mes të tjerash në fazën ‘play-off’ të Ligës së Kombeve do të ketë punë me Norvegjinë e Erling Braut Haaland, senzacionit që po shkëlqen këtë edicion në Evropë.
Gjithashtu, ‘timonieri’ nga Serbia ka folur edhe për përballjet tjera në Ligën e Kombeve, si për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë, ashtu edhe për Bosnje e Hercegovinën.
Ai ka thënë se është tifoz i Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje e Hercegovinës në këtë fazë për të shkuar në ‘Euro 2020’.
“Sigurisht që unë jam tifoz me Bosnjen dhe Maqedoninë e Veriut. Bosnja ka futbollistë të mirë dhe unë iu dëshiroj fat atyre ndaj Irlandës Veriore”, ka thënë Tumbakovic.
“Ndërsa, maqedonasit janë në ekspansion, dhe për mendimin tim, janë favorit për të fituar. Jam i bindur se pa vështirësi, ata do t’i fitojnë të dyja ndeshjen – fillimisht ndaj Kosovës dhe më pas ndaj fituesit të ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi”, vlerësoi trajneri serb.
Ndryshe, ndeshjet Maqedoni e Veriut – Kosovë dhe Gjeorgji – Bjellorusi zhvillohen më 26 mars, kurse finalja më 30 mars.