Januzaj për 18 milionë euro te gjiganti evropian

Gjithnjë e më tepër po rriten zërat që e lidhin Adnan Januzajn me skuadrën e Romës.

Januzaj pritet të largohet nga Real Sociedadi në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit dhe të transferohet në Serie A te Roma.

Këtë e thotë edhe e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” që raporton se Januzaj në ditët e ardhshme pritet ta finalizojë transferimin te Roma.

“Giallorossët” janë të gatshëm të paguajnë 18 milionë euro për blerjen e Januzajt, i cili fillimisht do të huazohej në Stadio Olimpico, deri në fund të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *