Trajneri i Moldavisë Engin Firat ka folur pas ndeshjes ku ka deklaruar se skuadra e tij nuk e ka merituar humbjen.
“Sonte ishte një ndeshje ku unë e urreva futbollin sepse skuadra ime luajti shumë mirë dhe humbja nuk ishte e merituar për ne. Unë nuk e kuptoj si nuk u dha edhe kartoni i dytë i kuq për Kosovën, më saktësisht për Fidan Alitin pas të gjitha atyre ndërhyrjeve të palejueshme. Gjithsesi ky është futbolli dhe ne e dimë që Kosova ka skuadër më të mirë”, deklaroi në fund Firat.