Sahiti: Fitorja i dedikohet këtij personi, do bëhemi gati për kualifikimet e botërorit

Kosova ka arritur të triumfojë dhe të vazhdojë të mbetet në Ligën C.

Kosova fitoi 1-0 ndaj Moldavisë inferiore në letër, por jo dhe në fushë.

Pas ndeshjes, trajneri Muharrem Sahiti u deklarua në lidhje me këtë ndeshje, të kaluarën dhe të ardhmen e Kosovës.

“Kjo na u ka dashtë pas një viti shumë të vështirë dhe ndaj një kundështari direkt për të qëndruar në këtë grup”

“Kundërshtari nuk ka pas qka të humb dhe ka luftu për me fitu dhe për të siguruar pjesëmarrjen në grup, andaj u munduan në fund të rrezikojnë, por mirë u përmbajtëm”

“Patëm raste, mundësi. Kundërshtarin nuk e lejuam të krijojë asgjë, nuk shfrytëzuam rastet e masandej na u vështirësuan gjërat sidomos pas kartonit të kuq”

“Shumë do e ndihmoj në aspektin psikologjik, pasi dihet situata dhe Covid që na ka dëmtu dhe penalizu më së shumti neve, uroj të kalon koha e pandemisë, të jemi komplet dhe vitin e ardhshëm të fillojmë më mirë”

“Do të mundohemi të gjejmë lojtarë të rinjë, por e kemi thënë edhe më herët që mos t’i penalizojmë disa lojtarë që duan të luajnë për Kosovën, tani kemi kohën e duhur të analizojmë gjithqka dhe të bëhemi gati për kualifikimet për botëror”

“Kjo fitore i dedikohet Bernardit selektorit dhe i urojmë shërim të shpejtë”

Kosova do të jetë pjesë e Ligës C edhe për sezonin e ardhshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *