Lirim Kastrati: Nuk ka rëndësi goli, por fitorja e ekipit

Lirim Kastrati ndihet i lumtur me golin e tij të parë te Kosova dhe fitoren e Dardanëve ndaj Moldavisë.

Kosovës ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e gjashtë apo të fundit të grupeve në edicionit të dytë të Ligës së Kombeve dhe kjo fitore ka bërë që Dardanët të mbesin pjesë e Ligës C.

Goli i vetëm në këtë përballje erdhi në minutën e 31-të nga Lirim Kastrati dhe kjo fitore e ka bërë të lumtur shënuesin e golit të fitores.

“Kam pas temperaturë para lojës dhe nuk kam qenë shumë mirë, por me rëndësi është që pas dhjetë ndeshjeve fituam dhe nuk ka rëndësi për mua se a shënova unë apo jo”, ka thënë fillimisht Kastrati pas ndeshjes.

“Jo vetëm unë, por gjithë ekipi ka bërë paraqitje të mirë”, shtoi sulmuesi.

“Normalisht se jam i lumtur për golin dhe vetëbesimi do të më rritet sa herë që luaj më shumë minuta”.

Kastrati u pyet edhe për lidhjen e tij dhe postimin e fundit me një vajzë në rrjetet sociale, por djaloshi tha se dëshiron të fokusohem tek futbolli dhe njerëzit të e njohin nga paraqitjet dhe jo nga jeta private.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *