Trajneri holandez refuzon Manchester Unitedin

Erik Ten Hag trajneri që po spikat sërish me Ajaxin e Amsterdamit në këtë sezon vazhdon të jetë një nga emrat më të lakuar për t’u ulur në stolin e Manchester United, aty ku do të pasonte të shkarkuarin Ole Gunnar Solskjaer.

Por vetë holandezi është i lumtur te Ajaxi dhe as që e mendon të braktisë harkëtarët në mes të sezonit. Në një intervistë Ten Hag ka lënë të kuptohet se nuk do të jetë ai trajneri i ri i Djajve të Kuq.

“Jam shumë i përqendruar te Ajaxi dhe të gjitha gjërat e tjera, vetëm sa më shpërqendrojnë. Unë jam i pari që dua t’u jap shembullin futbollistëve të mi që të jenë të fokusuar vetëm te klubi i tyre Ajaxi dhe të mos mendojnë asgjë tjetër. Ju vazhdoni të më pyesni lidhur me këtë temë, por në drejtimin tim nuk kam dëgjuar zëra për Manchester United dhe kështu që nuk mund të mendoj për ta, por vetëm për Ajaxin”, theksoi në fund të fjalës së tij trajneri holandez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *