Superliga e Kosovës, Prishtina regjistron fitoren e parë nën urdhrat e Ibrakoviq

Kanë përfunduar dy ndeshjet e programit të sotëm në Superligën e Kosovës, ku kemi disa rezultate interesante.

Trajneri i ri i Prishtinës Abdulah Ibrakoviq ka regjistruar sot fitoren e parë në krye të kampionit aktual të Superligës, ku e mposhtën skuadrën e Feronikelit me rezultat solid 2:0, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte Leonit Abazi ai i cili e kaloi Prishtinën në epërsi kundër Feronikelit, ku shënoi për 1:0 në minutën e 60’ të ndeshjes, kurse golin e dytë dhe të vulosjes së fitores për prishtinasit e shënoi Bleart Tolaj në minutën e 88’ të ndeshjes.

Krahas ndeshjes mes Prishtinës dhe Feronikelit, u zhvillua edhe takimi mes skuadrës së Dukagjinit dhe asaj të Ulpianës, ku pas 90’ minutave lojë të zhvilluar nuk ka fitues, pasi që rezultati është i barabartë 1:1.

Me pikët e reja, Prishtina tani ngjitet në pozitën e pestë në tabelë me gjithsej 21 pikë, kurse kundërshtari i sotëm Feronikeli zë vendin e fundit në tabelë me vetëm 10 pikë të arkëtuara.

Në anën tjetër, pas barazimit të sotëm, Ulpiana renditet në vendin e shtatë me 17 pikë, një më shumë se skuadra e Dukagjinit që zë vendin e tetë.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Dukagjini 1 – 1 Ulpiana

Prishtina 2 – 0 Feronikeli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *