Topi i Artë: Ora e ceremonisë, vendi ku mund ta ndiqni direkt dhe të nominuarit

Sonte në mbrëmje (e hënë) do të mbahet ceremonia për ndarjen e çmimit më prestigjioz individual në futbollin botëror, Topit të Artë për vitin 2021.

Të nominuarit për çmimin e vitit 2021 janë shpallur, me 19 lojtarë që i janë bashkuar fituesit të vitit 2019, Lionel Messi, në listën e ngushtë.

“Theatre du Chatelet” në Paris pret ceremoninë e Topit të Artë, ku fituesit e meshkujve dhe femrave do të vendosen më 29 nëntor 2021 nga ora 20:00.

Sonte do të jepet edhe Trofeu Kopa për lojtarin më të mirë U-21 dhe trofeu Yashin për portierin më të mirë.

Ceremonia e Topit të Artë do të jetë e disponueshme në kanalin YouTube të “L’Equipe” nga ora 19:30.

LISTA E TË NOMINUARVE PËR ÇMIMIN E TOPIT TË ARTË:

20. Lautaro Martinez -Inter
19. Nicolo Barella -Inter
18. Neymar – PSG
17. Harry Kane -Tottenham
16. Giorgio Chiellini – Juventus
15. Mason Mount – Chelsea
14. Phil Foden – Manhcester City
13. Ruben Dias – Manchester City
12. Gianluigi Donnarumma – PSG
11. Mohamed Salah – Liverpool
10. Kevin De Bruyne – Manchester City
9. Cristiano Ronaldo – Manchester United
8. Erling Haaland – Borussia Dortmund
7. Romelu Lukaku – Chelsea
6. Karim Benzema – Real Madrid
5. Kylian Mbappe – PSG
4. N’Golo Kante -Chelsea
3. Jorginho – Chelsea
2. Robert Lewandowski – Bayern Mynich
1. Lionel Messi – PSG/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *