Superliga rikthehet në fundjave me derbin e zjarrtë Prishtina – Drita

Xhiroja e radhës, e 17-ta në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon në fundjavë.

Dy rivalët e vjetër të futbollit kosovar, Prishtina dhe Drita e luajnë derbin e javës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Lideri i kampionatit, Ballkani do të vizitojë Skenderajin për t’u ndeshur me Drenicën që po kalon momente krize.

Gjilani ka punë më të lehtë, ngase takohet në shtëpi me Malishevën.

Dukagjini – Llapi është përballja tjetër e xhiros së ardhshme në Klinë, kurse Ulpiana mirëpret Feronikelin në Lipjan.

ÇIFTET E PLOTA:

Drenica – Ballkani

Gjilani – Malisheva

Prishtina – Drita

Dukagjini – Llapi

Ulpiana – Feronikeli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *