Tjetër lajm i mirë për Leo Messin

Lionel Messi fitoi Topin e shtatë të Artë të karrierës së tij të jashtëzakonshme të hënën, dhe superylli i Paris Saint-Germain do të shfaq trofeun e tij më të fundit në ndeshjen e kësaj jave në Ligue 1, pavarësisht se nuk ndihet mirë për shkak të dhimbjeve në stomak.

Argjentinasi dukej se ishte në gjendje të mirë shëndetësore në ceremoninë e mbushur me yje në kryeqytetin francez.

Ai megjithatë ndihet më mirë pasi fitoi Topin e Artë dhe ishte në dyshim për përplasjen me Nice të mërkurën, megjithatë “Goal” konfirmon se ai do të luajë

Në njoftimin e fundit të lëshuar nga PSG ne faqen zyrtare thuhet:

“Lionel Messi dhe Leandro Paredes nuk morën pjesë në seancën stërvitore sot për shkak të simptomave të gastroenteritit. Një kontroll i mëtejshëm do të bëhet nesër në mëngjes.”

Megjithatë, “Goal” tani mund të konfirmojë se Messi është rikuperuar mjaftueshëm për të qenë i disponueshëm për lojë të mërkurën dhe do të shfaq trofeun e tij para tifozëve para ndeshjes.

Ndërsa Mauricio Pochettino shpreson që Messi të rikuperohet në kohë për të dalë në fushë në “Parkun e Princave”..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *