Tirana – Partizani, derbi shqiptar mbyllet me këtë rezultat

Është mbyllur derbi i parë në Kategorinë Superiore për këtë sezon, ndërmjet Tiranës e Partizanit.

Tirana mbetet sërish e pamposhtur ndaj rivalit të përjetshëm, teksa nuk ka pasur triumfues në “Air Albania”. Takimi ka përfunduar me shifrat 0-0, në një ndeshje ku dukej se askush nuk donte ta fitonte.

Pjesa e parë shënoi vetëm një rast të rrezikshëm nga Bardhi, ndërsa skuadrat më tepër kontrollonin lojën dhe nuk kërkonin të rrezikonin.

Fundi i pjesës së dytë solli më tepër intensitet, megjithatë në fund askush nuk arriti të shënonte në këtë duel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *