Te klubi i Serie A i kërkojnë me shaka Ronaldos t’iu bashkohet, pas startit të mirë në kampionat

Udinese aktualisht ndodhet në vendin e 3-të në tabelën e Serie A dhe portieri Marco Silvestri me shaka i kërkoi Cristiano Ronaldos t’i bashkohej klubit, përcjell Demokracia.com.

Skuadra Friuliane ka pasur një fillim të mirë të sezonit të tyre, duke marrë 16 pikë nga shtatë ndeshjet e tyre fillestare nga pesë fitore dhe një barazim.

Ekipi shpreson të ruajë këtë formë në një përpjekje për futbollin evropian dhe ata kanë shfrytëzuar këtë rast për t’i sugjeruar Ronaldos të kalojë në Udine.

Ylli portugez ishte në dukje i dëshpëruar te Manchester United, por në fund mbeti tek “Djajtë e Kuq”.

Në Instagram, Silvestri iu përgjigj një postimi që diskutonte ambiciet e Ronaldos, duke etiketuar yllin e Manchester United dhe duke i kërkuar atij të bashkohej me Udinese. Klubi e pa komentin dhe njëkohësisht me shaka duket se e mbështetën sugjerimin.

Ronaldo nuk e ka pasur fillimin më të mirë në sezonin e tij 2022-23, duke shënuar vetëm një herë në tetë paraqitje për Man United.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *