E fundit, Mayweather dhe McGregor do të ndeshen përsëri

Floyd Mayweather thotë se një revansh kundër Conor McGregor është duke u planifikuar, ndërsa ende nuk është vendosur nëse përballja do të jetë për para ose ndeshje profesionale.

Mayweather i rikthehet aksionit këtë fundjavë, kur ai do të përballet me luftëtarin japonez në MMA, Mikuru Asakura.

Duke folur përpara përballjes së tij argëtuese në Japoni, 45-vjeçari zbuloi se një takim i dytë me superyllin e UFC është në gatishmëri.

“Unë dua të dal atje këtë fundjavë dhe të argëtohem kundër Mikuru Asakura. Më pas kam një ndeshje tjetër argëtuese në Dubai në nëntor, dhe një përballje me Conor McGregor në 2023. Ne nuk e dimë nëse do të jetë një ndeshje argëtuese apo një lufte e vërtetë. Por ka pasur bisedime për të dyja. Unë do të preferoja një ndeshje argëtuese”, tha Mayweather.

Mayweather shtoi më tej: “Pra, djem si Conor McGregor dhe djem që nuk godasin shumë, si YouTubers apo djemtë e UFC-së, nuk e kam problem të përballem me ata lloj individësh, por asgjë ku do ta vendos veten në një pozicion ku do të dëmtoj ose do ta lëndoj veten”.

Mayweather dhe McGregor për herë të parë u përballën në ringun e boksit në muajin gusht të vitit 2017, ku asokohe Mayweather regjistroi fitore ndaj yllit të UFC-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *