Është përmbyllur java e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll me tri ndeshjet e fundit të luajtura sot.
Gjilani arkëtoi pikët e plota në derbin e qytetit kundër Dritës të cilën e mposhtën me rezultat të pastër 0-2.
Prishtina deklasoi në udhëtim Feronikelin me rezultat 0-4, ndërsa Ballkani u ndal me barazim pa gola te Malisheva.
Pavarësisht barazimit, Ballkani prin i vetëm në krye të tabelës me 12 pikë, një më shumë se Malisheva, Drita dhe Drenica.
Gjilani tani pozicionohet në vendin e pestë me nëntë pikë. Prishtina ka shkuar në kuotën e tetë pikëve, derisa Llapi mbetet i fundit.
KJO ËSHTË TABELA: