Këndellet Barcelona, triumfon ndaj Levantes, Fati rikthehet me gol

Pas tre ndeshjeve me rezultate jo të mira, Barcelona i është kthyer fitores, duke triumfuar në shtëpi ndaj Levantes.

Katalunasit mposhten në “Camp Nou” skuadrën e Levante me rezultat 3 – 0.

Memphis Depay kaloi Barcelonën në epërsi pas vetëm gjashtë minutave, duke u treguar i saktë nga penalltia, të cilën vetë e fitoi (6′).

Ndërsa, Luuk de Jong dyfishoi epërsinë pas një asistimi të bukur të Sergino Dest (14′).

Barcelona dominoi plotësisht në tërë ndeshjen, por u mungoi konkretizimi. Ndërsa, fitoren e vulosi pasuesi i Lionel Messit, Ansu Fati që në rikthim realizoi supergol nga distanca (90+1), transmeton lajmi.

Ndërkohë, me këtë fitore, Barcelona ngritët në pozitën e pestë me 12 pikë, derisa Levante renditët në vendin e 17-të me katër sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *