Nuhiu merr përgjegjësinë për humbjen, kjo është deklarata e tij

Drita ka pësuar disfatë në derbin kundër Gjilanit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Bardhekaltrit” u mposhtën me rezultat të pastër 0-2 me dy golat e Gjilanit të realizuar në fraksionin e dytë të lojës.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu e ka marrë përgjegjësinë për humbjen në derbin e zjarrtë.

“Një pjesë e parë e ekuilibruar, shumë e kujdesshme. Ishim pak më mirë por jo mjaftueshëm për ta rrezikuar kundërshtarin. Në pjesën e dytë në momentin më të mirë tonin nuk arritëm t’i shfrytëzonim rastet. Pastaj erdhi aftësia individuale e Prognit që hapi ndeshjen”, deklaroi Nuhiu për Art Sport.

“Nuk diskutohet, ishim me një lojtar më pak në fushë dhe me këtë rrezikuam më shumë. Më pas erdhi kundërsulmi dhe u realizua goli i dytë. Për këtë ndeshje si trajner unë marrë përgjegjësitë pasi lojtarët u angazhuan maksimalisht”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *