Suspendohet Amir Rrahmani

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është suspenduar nga Gjyqtari Sportiv i Serie A të Italisë. Mbrojtësi i Napolit, Rrahmani është suspenduar me një ndeshje.

Siç shkruan në vendim, Rrahmani suspendohet për “sjellje jo korrekte ndaj kundërshtarit”, në ndeshjen që Napoli i luajti ndaj Frosinones, në kuadër të javës së 32-të të elitës së futbollit italian.

Rrahmani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 29-të, ndërsa Napolit do t’i mungojë në ndeshjen kundër Empolit. Kjo ndeshje luhet të shtunën.

30-vjeçari është prej lojtarëve të rëndësishëm të Napolit. Ka shënuar tri gola në 35 ndeshjet e edicionit aktual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *