Superliga vazhdon nesër, këto dy ndeshje janë në program

Elita e futbollit kosovar vazhdon nesër më xhiron e 17-të, ku në program janë dy ndeshje mjaftë interesante.

Drita e pret Feronikelin në stadiumin e qytetit në Gjilan, kurse Arbëria është nikoqire e Gjilanit në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë.

Feronikeli hynë në takimin me gjilanasit pas fitores në shtëpi ndaj Arbërisë me rezultat 1-0, kurse Drita pas triumfit në udhëtim te Besa e Pejës me shifrat 4-1.

Kurse Arbëri përballet me ‘kuqebardhit’ pas humbjes nga Feronikeli 1-0, e Gjilani pas fitores 1-0 ndaj Drenicës.

Të dy këto sfida nisin nga ora 13:00 dhe transmetohen drejtpërdrejtë në Art Sport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *