Superliga e Evropës rikthehet përsëri në çështje, por tashmë me version të ri

Sipas mediumit britanik ‘The Telegraph’, Superliga e Evropës po rikthehet edhe njëherë.

Mbështetësit e këtij projekti kanë zbuluar sot se duan të lançojnë një version të ri të projektit që u rrëzua dy vjet më parë: një kompeticion me shumë divizione me 60 deri në 80 ekipe pa anëtarë të përhershëm dhe një minimum prej 14 ndeshjesh për klub, për sezon.

Nuk ka ende detaje se si do të formoheshin skuadrat fillestare prej 60 deri në 80 ose si do të largoheshin nga gara e propozuar për t’i hapur rrugë klubeve të reja.

Formati i Superligës së re të propozuar është mbajtur sekret nga Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, por tashmë duket se do të përparojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *