A do t’i bashkohet Daku Shqipërisë? Deklarohet Armand Duka

Që nga dita e djeshme janë duke qarkulluar zëra se futbollisti nga Kosova, Mirlind Daku do ta përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë që nga tani e tutje.

Daku që ka qenë pjesë e Kosovës deri më tani, u raportua se do t’i bashkohet kuqezinjëve.

Për shkak të neglizhencës së Federatës së Futbollit të Kosovës në grumbullimet e kaluara, Daku që po shkëlqen te Mura, mund të ndryshojë kombëtare.

Në lidhje me këtë, FrontOnline e ka kontaktuar edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Megjithatë, i pari i futbollit shqiptar ka thënë se “nuk ka informacione”.

“Të them të drejtën, nuk di asgjë në lidhje me këtë çështje”, deklaroi Armand Duka të enjten për FrontOnline.

Sulmuesi gjilanas nuk ka luajtur në asnjë ndeshje eliminatore të Kosovës në ciklin e fundit.

Në të vetmet raste kur Daku është ftuar nga përzgjedhësi Alain Giresse apo ai paraprak, Bernard Challandes, kanë qenë ndeshje miqësore.

Ndonëse u aktivizua në ndeshje miqësore, kjo nuk ia ndalon futbollistit në fjalë ta ndryshojë kombëtaren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *