UEFA e ka ndalur betejën ligjore kundër Barcelonës, Juventusit dhe Real Madridit për përfshirjen e tyre në Superligën e propozuar Evropiane.
Këto tri klube ishin në mesin e 12 klubeve “themeluese” të ligës që kërkonte shkëputje nga UEFA, por e cila dështoi më vonë, raporton GE.
Barca, Reali dhe Juve – të cilat nuk pranuan të heqin dorë nga projekti – po hetoheshin për një shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s.
Në një reagim tani, UEFA ka thënë se sikur hetimi nuk kishte nisur kurrë.
“Organi i Ankesave i UEFA-s ka vendosur t’i shpallë të gjitha procedurat ligjore të pavlefshëm dhe pa forcë ligjore”, thuhet në një komunikatë të shtëpisë së futbollit evropian.
Ky vendim i UEFA-s vjen pasi një gjykatë në Madrid mori vendim që UEFA nuk guxon t’i ndëshkojë tri klubet e mbetura.