Super Liga nuk ka marrë fund, Perez do ta padisë UEFA-n

Sipas ‘Corriere della Sera’, projekti i Super Ligës nuk ka marrë fund dhe Florentino Perez dëshiron ta padisë UEFA-n.

Kompeticioni kontravers u konfirmua saktësisht një javë më parë dhe shkaktoi tërmet në futboll, transmeton Periskopi.

Projekti kolapsoi brenda 48 orëve, me gjashtë klubet e Premier Leagues që u larguan të martën, transmeton Periskopi.

Juventusi, Milani, Real Madridi dhe Barcelona formalisht nuk janë larguar nga idetë, teksa mund t’i padisin klubet e tërhequra.

Derisa presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin insiston se klubet e përfshira mund të përballen me dënime, Florentino Perez po e konsideron padinë kundër organizatës më të madhe të futbollit në Evropë.

Florentino beson se UEFA nuk mund të sillet si organizatore dhe rregullatore e kompeticioneve evropiane dhe raportohet se dëshiron të krijojë një ankesë mosbesimi.

Ai beson se UEFA e ka monopolizuar dhe po i ndalon klubet që të krijojnë kompeticione alternative.

Sipas raportit, Super Liga Evropiane me bazë në Madrid nuk është shpërbërë dhe të paktën katër klube janë ende pjesë e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *