Suarez tregon nëse flet me Messin, komenton edhe largimin nga Barcelona

Luis Suarez ka zbuluar se ai vazhdon të mbajë kontakte të afërta me Lionel Messin, por që nuk preferojnë të flasin për futbollin, por për gjera të tjera në lidhje me jetën e tyre.

Sulmuesi i ri i Atletico Madridit u largua nga “Camp Nou” në afatin kalimtar të verës së kaluar dhe të dy e kritikuan klubin për mënyrën e largimit të tij.

“E vërteta është që ne flasim shumë mes vete, por sinqerisht flasim vetëm rreth jetës sonë.”, tha Suarez për “Marca”

“Flasim rreth jetës, virusit, por shumë pak rreth futbollit, golave të humbur apo sistemeve taktike. Ne brengosemi me shumë rreth jetës së familjes sonë se sa futbollit.”

“Largimi nga Barcelona më ka goditur keq, por ajo derë u mbyll dhe kaq ishte.”, theksoi në fund sulmuesi nga Uruguaji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *