Statistika katastrofale të Chelsea ndaj Bayern Munich

Chelsea është mposhtur me rezultat të thellë nga Bayern Munichu në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve,

Bavarezët triumfuan me shifrat 3:0 në “Stamford Bridge”.

Kjo ishte humbja e tetë këtë edicion në shtëpi për londinezët në të gjitha garat.

Herën e fundit kur ata kishin pësuar kaq shumë humbje ishte në edicionin 1985/1986.

Ndërkohë, trajneri i Chelseat, Frank Lampard pranoi se paraqitja e ekipit të tij ishte e dobët.

“Paraqitja ishte e dobët dhe ndonjëherë duhet të jeni shumë i sinqertë. Ata na tejkaluan në çdo departament dhe është mjaft e qartë”, tha Lampard.

“Jam i zhgënjyer që nuk mundëm të bënim më shumë ndaj tyre. Ne duhet të kthehemi në binarë dhe të punojmë për t’u kthyer në nivelet në të cilat duhet të jemi”, shtoi anglezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *