S’pranonte ta shiste për 60 milionë, De Laurentiis tani zbulon çmimin e ri të Koulibalyt

Presidenti i Napolit, De Laurentiis ia ka zbritur çmimin mbrojtësit, Kalidou Koulibaly.

Sipas gazetave italiane, raportohet se mbrojtësi tani kushton vetëm 50 milionë euro.

Kujtojmë që De Laurentiis refuzoi t’ia shiste Manchester Cityt gjatë afatit veror me çmimin 60 milionë euro.

29-vjeçari me ekipin nga Serie A ka kontratë deri në vitin 2023. Këtë sezon ai bëri 26 paraqitje.

Koulibaly tani po kërkohet nga tre klube, Liverpool, Barcelona dhe Manchester United.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *