Spektakël në kafaz, zyrtarizohet dueli i kampionëve të botës

Më 12 shkurt, në eventin UFC-284 në artet marciale mikse do të zhvillohet sfida e madhe mes rusit Islam Makhachev dhe australianit Alexander Volkanovski.

Të dy sportistët janë kampionë bote, i pari në peshën e lehtë (pesha deri 70kg) dhe i dyti në peshën “featherweight” (pesha deri 66kg).

Dueli do të zhvillohet në peshën e lehtë, me Makhachev që do të mbrojë për here të parë titullin kampion bote që fitoi vjeshtën e vitit të kaluar. Dy sportistët kanë dalë sot për herë të parë “face fo face” dhe të dy mbanin gjerdanët e kampionit.

Gjithçka shkoi qetë, pa ndonjë incident. Makhachev është i pamposhtur në karrierën e tij (12 fitore e 0 humbje), ndësa Volkanovski numëron 25 fitore e 1 humbje në kafaz. Ndaj, parashikohet një sfidë shumë e fortë dhe emocionuese, pasi do të përballen mes tyre dy nga luftëtarët më në formë aktualisht në MMA.

Sfida do të zhvillohet në Perth të Australisë, në shtëpinë e Volkanovski, që do të ketë edhe mbështetjen e fansave. Nuk dihet nëse rusi do të ketë me vete trajnerin e tij Khabib Nurmagomedov, që e kishte pranë kur u shpall kampion bote. Gjatë takimit, të dy luftëtarët premtuan se do të fitojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *