Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës

Sot (e mërkurë) nga ora 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, KFF Mitrovica – KFF Kosova VR (P).

Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, vetëm me pjesëmarrjen e zyrtarëve të klubeve dhe mysafirëve të paraparë me protokollin antiCovid19.

Rivaliteti në kampionat bën që përballja e tyre të pritet me kureshtje sot. Se cila do të festojë ën fund mbetet të shihet pasi finalet jo rrallë dinë të sjellin edhe emocione të papritura.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *