Sokoli tejet i acaruar me Tovërlanin: Çka po do ti, kinse je i mençur – filozofina të cofta

Në studion e “Duelit Sportiv” të RTV Dukagjinit, verbalisht janë përplasur dy trajnerët e mirënjohur, Bylbyl Sokoli dhe Afrim Toverlani.

Në debatin për investimet e komunave në sport, e në veçanti Prishtinës, Sokoli tha se: “Futbolli ka nevojë që Prishtina me i mbështetë, Falmurtari, Ramiz Sadiku, e kush janë këta të tjerët”.

Teksa, aty ndërhyri Toverlani i cili iu drejtua: “Kush janë këta? Krejt klubet thuj”.

Të cilit iu kundërpërgjigj Sokoli: “Kush janë këta janë dy pika, mandej i numëroj…

“E ki zakon me ndërhy kështu sikurse në kafiteri, nëse në kontekst të fjalisë përmenden klubet, atëherë kush janë, këta janë: Flamurtari, Ramiz Sadiku, ti mendon se nuk i njoh klubet, apo dal me tregu këtu mençuri”

“Shumë ma mirë se ti i di, po korrigjon diçka që ska lidhje hiç me sport, çka më shet filozofina”

“Ti ke qenë studentë, ke studiu 15 vjet, 12 vjet – e di çfarë studenti je kanë” – iu drejtua Bylbyl Sokoli Toverlanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *