Anglia siguron gjysmëfinalen, e bëri sonte Ukrainën e Shevchenkos të vuajë keq

Anglia po shkëlqen në këtë Kampionat Evropian dhe padyshim qysh sonte mund të cilësohet si kandidatja kryesorë në luftë për ta fituar titullin e kampionit në Euro 2020.

Anglia sonte është ndeshur me Ukrainën, sfidë kjo që u luajt në stadiumin “Olimpico” në Romë dhe ishte e fundit në kuadër të ndeshjeve çerekfinale të Kampionatin Evropian.

Skuadra e Sauthgate ka shkëlqyer duke triumfuar me rezultat 4:0, për t’i dërguar sinjale të qarta Danimarkës se në gjysmëfinale e pret një sfidë shumë vështirë.

Kane dy gola dhe nga njëherë shënuan Magueire e Henderson në këtë mbrëmje spektakolare të “tre luanëve”.

Të kujtojmë se në gjysmëfinale tjetër ndeshën Spanja e Italia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *