Fundjavën që lamë pas ka përfunduar edhe java e 20-të në kampionatin elitar të Kosovës në futboll.
FC Prishtina ka marrë fitore të madhe 0:4 kundër Arbërisë, fitore minimale korri edhe Ballkani në Suharekë ndaj Feronikelit.
Befasia e javës ndodhi në Gjilan aty ku Drita pësoi disfatë 1:2 nga Trepça ’89, e Llapi në Podujevë nuk gaboi kundër Gjilanit që e mposhti 3:1.
Takimi i fundit në mes Drenicës dhe Besës u mbyll në “paqe” pa gola.
Klubi më i trofeshëm kosovar, FC Prishtina ndonëse ndodhet në pozitën e tretë në tabelë është skuadra me formën më të mirë në pesë duelet e fundit në Superligë nga të gjithë ekipet tjera.
“Kaltërebardhët” kryeqytetas kanë katër fitore dhe një barazim me një goldallim fantastik prej 13:3.
Pas prishtinasve, janë llapjanët e Tahir Batatinës që kanë katër fitore, mirëpo kanë një disfatë me goldallim 10:5.
Formën më të dobët vazhdon ta ketë Besa e Pejës që është afër të bie nga elita.
Pejanët në pesë përballjet e fundit kanë katër humbje dhe një barazim me goldallim aspak të mirë 1:10.
Kjo është forma e ekipeve në pesë takimet e fundit: