Skuadra e tij eliminoi kampionin e Evropës, kjo është deklarata e Pochettinos

Skuadra e tij eliminoi kampionin e Evropës, kjo është deklarata e Pochettinos

Skuadra e Paris Saint Germain ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Bayern Munich me rezultatin e përgjithshëm pas dy takimeve të zhvilluara.

PSG ka humbur ndeshjen e kthimit me rezultatin 0-1, megjithatë ka kaluar tutje, falë fitores 2-3 dhe golave si mysafir në tokën gjermane.

Pas ndeshjes, trajneri i PSG’së, Mauricio Pochettino ka përgëzuar lojtarët, duke thënë se të gjitha meritat u takojnë atyre për këtë arritje të klubit të tij.

“Së pari dua të përgëzoj lojtarët. Të gjitha meritat u takojnë atyre. Jam shumë i lumtur për ta, stafin, klubin, presidentin, Leonardon. Është mirë të ndajmë këto momente lumturie së bashku. Më ka marrë malli për këtë adrenalinë. Është normale që lojtarët e shkëlqyeshëm si Kimmich dhe Muller kanë besim në vetvete, është normale që ata e konsiderojnë veten favorit para ndeshjes. Futbolli është një sport kaq i bukur. Ju kurrë nuk duhet të hiqni dorë. Ne kemi bërë shumë përpjekje. Ne duhet të vazhdojmë të punënojmë”, tha Pochettino pas ndeshjes për RMC Sport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *