Porto u eleminua në çerekfinale, por Taremi shënoi një nga golat më të bukur të këtij sezoni (Video)

Chelsea eliminoi Porton në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Londinezë pësuan humbje në ndeshjen kthyese me rezultat 0-1.

Mirëpo, “Të kaltërit” fituan ndeshjen e parë me rezultat 2-0, që i mjaftoi për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Golin e vetëm të ndeshjes së sotme e ka shënuar Mehdi Taremi në minutën e 93-të.

Lirisht mund të themi se goli i tij është një nga golat më të bukur të këtij sezoni.

Chelsea pret në gjysmëfinale njërin nga kundërshtarët që luajnë nesër (e mërkure) Liverpool – Real Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *