Skuadra angleze paraqet ofertën prej 40 milionë eurosh për Brojën

West Ham United mund të forcojë përpjekjet e tyre për të joshur Chelsean për ta shitur Armando Brojën pasi sulmuesi është i hapur për një kalim në këtë skuadër, sipas gazetarit të “Daily Express” Ryan Taylor.

“Hammers” po përgatiten për një tjetër sezon me synime konkrete, pasi përfundimi i sezonit të kaluar në vendin e shtatë ishte i mjaftueshëm për t’u kualifikuar në Ligën e Konferencës dhe trajneri David Moyes është i prirur të forcojë opsionet e tij në sulm.

Broja e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Southamptoni, ku ai gjeti rrjetën nëntë herë dhe regjistroi një asistim, përcjellë KosovaPress.

Kjo formë e tij ka rënë në sy të Moyes pasi, sipas “Sky Sports”, ai është identifikuar si objektivi kryesor i sulmuesit të West Hamit.

Raporti sugjeron se londinezët lindorë janë të etur për të intensifikuar ndjekjen e tyre për Brojën dhe lojtari shqiptar do të jetë subjekt i një oferte prej 40 milionë eurosh.

Gazetari Taylor ka zbuluar, pas bisedave me skautët dhe figurat kryesore brenda klubit se Moyes është një admirues i Brojës dhe është 100 përqind i interesuar’ për të siguruar shërbimet e tij.

Southamptoni është tërhequr nga gara për nënshkrimin e 20-vjeçarit, por skuadra tjetër angleze, Newcastle United, mund të përfshihet në luftë dhe të rivalizojë West Hamin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *