Laporta e tregon gjendjen emocionale të Piques pas ndarjes nga Shakira

Gerard Piqué dhe Shakira e njoftuan publikisht vendimin e tyre për t’u ndarë dhe për ta mbyllur një marrëdhënie që zgjati më shumë se një dekadë dhe që si rezultat i gëzojnë së bashku dy djem.

Kohëve të fundit po qarkullojnë spekulime të ndryshme që çuan në ndarjen e çiftit, ndërsa opsioni më i përmendur është tradhtia e mundshme e futbollistit spanjoll ndaj këngëtares kolumbiane.

E ndarjen duket se mjaft rëndë po e përjeton futbollisti i Barcelonës.

Për këtë ka siguruar presidenti i klubit, Joan Laporta.

“Pique po vuan, më shumë se që mund ta mendojmë ne. Ne e imagjinojmë si një lojtar me famë, me para dhe me krejt çka i do, por edhe ai është një person dhe Pique është një njeri. Ai është njëri prej kapitenëve tanë, e ka zemrën e madhe dhe shpirtin e pastër. Nuk është joserioz. Ai i ka dhënë shumë ekipit tonë”, deklaroi kreu i klubit spanjoll për mediumin “As”.

“Me gjithë ato që i ka kaluar kohëve të fundit, që nuk i bëjnë mirë askujt, pasi ai ka fëmijë të vegjël, Pique e meriton krejt respektin dhe dashurinë e fansave. Mos i dëgjoni lajmet që mundohen ta dëmtojnë atë si person, që është pa ndjenja, i ftohtë dhe që nuk ndien asgjë. Jam me fat që e kam njohur dhe e kam trajtuar si person. Është një njeri i jashtëzakonshëm, i cili po vuan. Ne duhet ta ndihmojmë”, përfundoi Laporta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *